“Legjenda për Gurin e Qumështit”
Guri i qumështit – është njëra nga gojëdhënat që jeton edhe sot. Kjo gojdhënë i takon besëtytnive. Sipas kësaj gojdhëne, një gur, në murin e dytë të kështjellës, pranë kullës, gjithmonë pikon qumësht, ditën e Shëngjergjit pra më 6 Maj. Po këtë ditë, këtë gur, e vizitojnë, zakonisht gratë me fëmijët e tyre në gji, të cilat gra, kanë mungesë qumshti. Ato pijnë pak pikëza qumshti të gurit, dhe më pas presin se do t’u vijë qumështi edhe në gjirin e tyre. Në rastet kur nuk pikon, ka nga ata njerëz nevojtarë, që e marrin materien e bardhë të stivuar mbi gurin ku pikon, dhe në shtëpi e lëngëzojnë me ujë, për përdorim si ilaq. Thuhet se ka rezultat. Kjo lloj materie përdoret edhe për shtazë.