
đđđđ đ (đđ)đđđđđđđ đđđđđđđđ
U dha shfaqja performative e bazuar mbi rrĂ«fimet e Enver Dugollit nĂ« librin âQark i (pa)mbyllur burgjeshâ
MbrĂ«mĂ« nĂ« shenjĂ« tĂ« pĂ«rvjetorit tĂ« MasakrĂ«s sĂ« DubravĂ«s, nĂ« hapĂ«sirĂ«n e shĂ«titores sĂ« âBurgu i Idealitâ , nĂ« PrishtinĂ«, u shpalosen pĂ«rjetimet e Enver Dugollit dhe tĂ« burgosurve tjerĂ« shqiptarĂ« nĂ« burgjet serbe pĂ«rgjatĂ« ngjarjeve mĂ« tĂ« errĂ«ta tĂ« historisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Theksi i veçantĂ« u pĂ«rqĂ«ndrua gjatĂ« kohĂ«s sĂ« bombardimeve tĂ« NATO-s dhe luftĂ«s, shikuar nga prizmi i dhunĂ«s sistematike ndaj tĂ« burgosurve politikĂ« shqiptarĂ«, e deri tek eliminimi i tyre.
Shfaqja, me dimension të tekstit teatror dokumentar, ndërvepronte mes librit të dëshmisë dhe ngjarjes së fjalës, mes traumës së izolimit dhe mekanizmave të represionit, interpretimit dhe gjendjes së pathënshme lehtë, rezistencës si prani e vazhdueshme dhe imazhit si akt skenik që orvatet të artikulojnë gjurmët e një masakre mizore. Nëpërmjet lojës skenike të Afrim Muçajt dhe të.Artan Geca bartej drama njerëzore e të burgosurëve tanë duke kaluar nëpër rrathët e krimit nga burgu në burg. Me një dramatizim të ngjeshur shpërfaqej dhuna psikike dhe fizike, institucionale e forcave serbe ndaj të burgosurëve shqiptarë. Po ashtu në shfaqje u përfshi edhe një video- instslim me xhirime autentike të kohës mbi bombardimet në Burgun e Dubravës dhe ekzekutimet në të, gjë që shfaqjes i dha një dimension të fuqishëm të autenticitetit. Shfaqja përfundoi kur në formë prologu doli më skenë Enver Dugolli rrëfimi i të cilit drejtpërdrejt barti frymën e të mbijetuarit të asaj golgote që kishte kulmuar në Dubravë.Kjo gjë solli një relacion emotiv me publikun e shumtë, në mesin e të cilëve kishte ish të burgosur politikë.
Masakra e Dubravës mbetet një dhembje e veçantë në kujtesën tonë kolektive. Aty ishin vrarë së paku 116 të burgosur si dhe ishin plagosur qindra sish. Për më shumë ende askush nuk është dënuar për këtë krim makabër edhe pse fajtorët dhe kriminelët janë të njohur dhe lehtë të identifikueshëm.
Regjinë e shfaqjes e bëri Yll Berisha,dramatizimin Alban Beqiraj, skenografinë Mentor Berisha ,kostumografinë Fjolla Mani si dhe dizajnin e ndriçimit: Skender Latifi.


 

