BËJE OSE VDIS

Një shfaqje-homazh për Ukshin Hotin

Më 18 maj 2025, nga ora 20:00, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeut në Burgu i Idealit, u dha drama “Bëje ose vdis”, nga trupa e Teatrit “Hadi Shehu”, me regji të Blerta Neziraj.

Rreth shfaqjes:

“Bëje ose vdis” është një shfaqje-homazh për politikanin, intelektualin dhe profesorin e njohur shqiptar Ukshin Hoti, ish i burgosur politik në burgjet jugosllave e serbe. Ai ishte burgosur disa herë, në vitin 1981 për herë të parë, e së fundmi në vitin 1994. Zyrtarisht ngelet njëri nga mbi 1,500 të zhdukurit e luftës, kufomat të cilëve akoma nuk jan gjetur. Ukshin Hoti sot është kthyer në një simbol që sublimon fatin tragjik të atyre dhjetëra mijëra të burgosurve politik shqiptar, të vrarë e të torturuar burgjeve jugosllave e serbe. Por ai është poashtu edhe ëmblemë që reprezenton përpjekjen, përkushtimin, sakrificën e angazhimin politik për liri, barazi e dinjitet të popullit shqiptar, të atyre dhjetëra mijëra grave e burrave aktivist të ilegales shqiptare në Kosovë. Rezistenca, qëndresa dhe çmimi i lartë që ky brez idealistësh ka paguar në burgje, me krejt dritë-hijet, është bazamenti i republikës së Kosovës, por është edhe frymëzim për brezat që tani po rriten pa frikën se dikush mund t’i burgosë vetëm pse janë shqiptar.

***
“Drama dokumentare ‘Bëje ose vdis’ është bazuar në shkrimet e Ukshin Hotit si dhe në dokumentet dhe materialet arkivore për dhe rreth aktivitetit të tij politik e shoqëror. Material i rëndësishëm për shkrimin e dramës ka qenë rrëfimi për periudhën në burg me Ukshin Hotin i Bajrush Xhemajlit, edhe ky ish i burgosur politik. Poashtu, janë intervistuar edhe Pal Shtufi, Bajram Gashi, Lumnije Azemi- Morina, Bajrush Xhemajli, Basri Musmurati, Salihe Salihu e Halil (Sulejman) Selimi, e copëza nga këto intervista janë përdorur në shfaqje. Njerëz të tjerë që kanë dhënë kontributet e tyre për shkrimin e kësaj drame janë edhe shkrimtari Azem Deliu, që ka realizuar intervistat dhe aktori Bajrush Mjaku, që në fakt, ka qenë nxitësi kryesor që kjo dramë të shkruhet, për çka edhe e falenderoj”. (Jeton Neziraj, autor i dramës).

Autor: Jeton Neziraj
Regjisore: Blerta Neziraj
Luajnë: Jahja Shehu, Ernest Malazogu, Edi Kastrati, Armend Smajli, Albulena Kryeziu Bokshi, Altina Kusari

Koreograf: Gjergj Prevazi
Kompozitor: Trimor Dhomi
Skenografia: Petrit Bakalli, Alice Vanini
Kostumografe: Ilirjana Loxha Basha

***

DO OR DIE

A tribute performance for Ukshin Hoti

On 18 May 2025, at 20.00, the play, “Bëje ose vdis”, (Do or Die), was performed by Theatre Company Hadi Shehu, directed by Blerta Neziraj, to mark the International Day of the Museum, at the “Prison of the Ideal” Museum.

About the play:

“Do or Die” is a tribute performance dedicated to Ukshin Hoti, the renowned Albanian politician, intellectual, and professor, and political prisoner in Yugoslav and Serbian jails. He was imprisoned multiple times, first in 1981 and lastly, in 1994. Officially, he remains one of the more than 1,500 people missing from the war, whose remains have never been found. Today, Ukshin Hoti has become a symbol who embodies the tragic fate of the tens of thousands of Albanian political prisoners who were tortured and killed in Yugoslav and Serbian prisons. He also stands as an emblem of the struggle, dedication, sacrifice, and political commitment to the freedom, equality, and dignity of the Albanian people, and of those tens of thousands of men and women who were activists in the underground Albanian movement in Kosovo. Resistance, endurance, and the heavy price paid in prison by this generation of idealists, with all its complexities, is the foundation of the Republic of Kosovo, but also an inspiration for generations now growing up, without fear that someone might imprison them simply for being Albanian.

 

“The documentary drama ‘Do or Die’ is based on the writings of Ukshin Hoti, as well as archived documents and materials concerning his political and social activism. A key source for writing the play was the account shared by Bajrush Xhemajli, a former political prisoner, about the time he spent in prison with Ukshin Hoti. Interviews were also conducted with Pal Shtufi, Bajram Gashi, Lumnije Azemi-Morina, Bajrush Xhemajli, Basri Musmurati, Salihe Salihu, and Halil (Sulejman) Selimi, with excerpts from these interviews incorporated into the performance. Others who contributed to the creation of this drama include the writer Azem Deliu, who conducted the interviews, and actor Bajrush Mjaku, who was, in fact, the primary driving force behind the writing of this play, and to whom I extend my gratitude.” (Jeton Neziraj, author of the drama).

Author: Jeton Neziraj
Director: Blerta Neziraj
Actors: Jahja Shehu, Ernest Malazogu, Edi Kastrati, Armend Smajli, Albulena Kryeziu Bokshi, Altina Kusari

Choreographer: Gjergj Prevazi
Composer: Trimor Dhomi
Stage design: Petrit Bakalli, Alice Vanini
Costume: Ilirjana Loxha Basha

photocredits: Kushtrim Haxha