Ç𝐊𝐀 𝐏𝐎 𝐒𝐇𝐄𝐇?
Më 29 dhe 30 gusht në Muzeu i Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”, u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.
>>𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌𝐈:
𝐌ë 𝟐𝟗.𝟖. | 𝟏𝟗:𝟑𝟎
𝐎𝐫𝐠𝐞𝐬𝐭 𝐀𝐳𝐢𝐳𝐢: Montazhe të dritës dhe forma të (zh)dukjes së trupave (50 vjet pas « Disiplinë dhe ndëshkim» të 𝐌𝐢𝐜𝐡𝐞𝐥 𝐅𝐨𝐮𝐜𝐚𝐮𝐥𝐭)
« Disiplinë dhe ndëshkim. Lindja e burgut », botuar më 1975, shumë shpejt u imponua si një libër klasik, por edhe si rilexim i modernitetit. Foucault vinte në qendër trajtimin politik të trupit, dhe tregonte ekzistencën e një estetike të disiplinave. Makina disiplinare është, mbi të gjitha, një makineri optike dhe një album gjestesh.
Montazhi është në qendër të ndërtimit të narracionit në libër, më kinematografiku i autorit.
Por kinemaja pak e ka filmuar brendinë e burgut. 𝐇𝐚𝐫𝐮𝐧 𝐅𝐚𝐫𝐨𝐜𝐤𝐢, tek «Imazhe burgu» dhe vepra të tjera ndërton një montazh analitik për të zhbiruar imazhet anonime të kamerave vrojtuese.
Por trupit të vrojtuar të disiplinës, i përgjigjët trupi i zhdukur i terrorit politik. Kalim nga pan-optizmi në an-optike. Për të filmuar kërkimin e trupit të munguar, 𝐏𝐚𝐭𝐫𝐢𝐜𝐢𝐨 𝐆𝐮𝐳𝐦𝐚𝐧, te «Nostalgjia e dritës» ndërton një montazh kozmo-melankolik, ku shikimi shkon nga nëntoka deri te konstelacionet yjore.
𝐌ë 𝟑𝟎.𝟖. | 𝟏𝟗:𝟑𝟎
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, 𝐍𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐀𝐫𝐢𝐟𝐢 (kitarë klasike) përmes «Malli i yjeve», sjell një himn për mallin, nga preludët e heshtur të Silvius Leopold Weiss dhe Miguel Llobet, te meloditë e Agustín Barrios Mangoré që kërkojnë dritë në errësirë.
𝐌𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐚 (ekspozitë, instalacion) dhe 𝐁𝐞𝐬𝐚 𝐁𝐞𝐫𝐛𝐞𝐫𝐢 (ninulla), me «Trup i mbyllur – Trup i zhdukur», ndërtojnë një homazh për qindra fëmijë të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kurse, 𝐔𝐣𝐤𝐚𝐧 𝐇𝐲𝐬𝐚𝐣 me filmin dokumentar «Mjegull», shpalosë historinë e një çifti që jeton mes kujtimeve të trishta dhe pritjes së pafund; të përzier me një fije shprese se ndoshta një ditë, qoftë edhe në ëndërr, dera e oborrit të hapet dhe trupat e fëmijëve të tyre të shfaqen… Deri atëherë do të presim…
Ky aktivitet realizohet nga organizata Molla e Kuqe, në kuadër të projektit për funksionalizimin e hapësirës së muzeut, të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2025.


Photo credits: Kushtrim Haxha
