“Mbi varkën e Karontit” është romani memuaristik që shpalosë mbijetesën e autorit dhe rrugën e kalvarit të gjatë çnjerëzor, gjatë pesë dekadat të diktaturës komuniste. Kalvari i autorit nis në moshën 6 vjeçare me internimin familjar në burgun famëkeq të Kështjellës së Ali Pashës në Porto Palermo, për të vazhduar më pas me sprovën e kampit të vdekjes në Tepelenë. Më vonë, ai përballet me një varg kampesh internimi, deri me arrestimin dhe gjyqin që e dënoi 10 vjet me privim lirie, që e vuan në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Ky libër autobiografik përfshin proceset e montuara të dënimeve politike në Shqipëri, arrestimin, hetuesinë dhe gjykimin e autorit.
I ftuar nderi: 𝐃𝐢𝐧𝐞 𝐃𝐢𝐧𝐞
Lexim i fragmenteve të shkëputura nga libri: 𝐀𝐟𝐫𝐢𝐦 𝐌𝐮𝐜̧𝐚𝐣





Kur Varka e Karontit, rikthehet në burg
photocredits: Kushtrim Haxha
