“Njeriu në burg i numëron të gjitha”
Data e këtij manifestimi, 2 prilli, përkoi edhe me përvjetorin e Demonstratave të vitit 1981 Mbrëmë në “Burgun e idealit”, në Prishtinë, u mbajt manifestimi i emruar „Njeriu në burg i numëron të gjitha“. Ky ishte fillimi i nismës së re të aktiviteteve kulturore në përpjekje për ta funksionalizuar Muzeun “Burgu i Idealit” . Shpalosja e një pjese të shkrimeve dhe materialeve tjera të trashëguara nga ish-të burgosurit politikë gjatë periudhës jugosllave në Kosovë e më gjerë është synimi i arkivimit, ruajtjes dhe i ekspozimit të tyre. Pastaj, motivi i numërimit si teknikë narrative – paraqitet në forma të ndryshme mbi përvojat e vështira dhe robërinë e të burgosurve të ndërgjegjës. Qysh në rrëfimet e mbrëmshme të veprimtarëve Selatin Novosellës, Shefik Sadriut, Shukrije Gashit, Kadri Kryeziut dhe të Martin Çunit, rrëfimet emocionale shpreheshin herë si mënyrë e rezistencës, solidaritetit dhe vuajtjes, e herë si formë e simbolikës, mbijetesës dhe forcës për të mos harruar. Këto rrëfime nënvizonin aspektet kyçe të këtij kapitulli historik, nëpër të cilin ka kaluar rrugëtimi i shtetformimit. Kjo hapje e mbrëmshme synonte që këto përjetime në hapësirën reale, në lokalet e burgut, të bëheshin sa më të prekshme për vizitorët, si dhe të tërheqin vëmendjen sa më të madhe për muzeun. Organizata “Molla e Kuqe”, në kuadër të projektit për funksionalizimin e hapësirës së muzeut, të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitet 2025 dhe 2026, ka planifikuar një seri aktivitetesh nga fusha të kulturës dhe artit, që trajtojnë temat e kujtesës, narrativave mbi të kaluarën dhe transformimeve që e kanë karakterizuar këtë periudhë. Gjatë mbrëmjes pati lexime skenike performancë, videoinstalacion dhe rrëfime nga disa ish-të burgosur politikë.Data e këtij manifestimi, 2 prilli, përkoi edhe me përvjetorin e Demonstratave të vitit 1981. Një ngjarje kjo e kthesës në historinë e rezistencës shqiptare në ish-Jugosllavi.
***
“In prison a person counts everything”.
The date of this show, 2 April, coincided with the anniversary of the 1981 demonstrations.
Last night, a show called, “In prison a person counts everything” was performed at the “Prison of the Ideal” Museum, in Prishtina.
This was the start of a new series of cultural activities to launch the “Prison of the Ideal” Museum. Presenting some of the text and materials kept by former political prisoners from the Yugoslav period in Kosovo and more widely, is the aim of archiving, preserving and exhibiting them.
The motif of counting as a narrative technique manifests in various forms stemming from the cruelty and captivity experienced by prisoners of conscience. Already, in the stories told last night by the activists Selatin Novosella, Shefik Sadriu, Shukrije Gashi, Kadri Kryeziu and Martin Çuni, emotional tales were recalled sometimes as a examples of resistance, solidarity and suffering, and sometimes as a form of symbolism, survival and the strength of not forgetting.
These stories underpin a key aspect of this historic chapter, through which the path of state formation passed. By placing these stories in the actual space, in the prison, the intention at the opening last night was to make the experience more tangible for visitors, and to attract more attention to the museum.
As part of the project to launch the museum, Molla e Kuqe (Red Apple), with the support of the Ministry of Culture, Youth and Sport, in 2025 and 2026, has planned a series of cultural and artistic activities, that address the topics of memory, narratives about the past, and the transformations that characterised this period. During the evening, there were stage readings, video installations, and storytelling by some former political prisoners. The date of this show, 2 April, coincided with the anniversary of the demonstrations of 1981, an event that was a turning point in the history of Albanian resistance in the former Yugoslavia.
From 3 April 2025, Burgu i Idealit (“Prison of the Ideal” Museum) is open to visitors during office hours: Tuesday – Saturday, from 10.00 – 16.00.







>>KOHA/NET: “Njeriu në burg i numëron të gjitha”
>> RTKLIVE: Nis manifestimi “Njeriu në burg i numëron të gjitha”
photocredits: Kushtrim Haxha
