PRISONERS OF MEMORY
Performanca teatrore “Të burgosurit e kujtesës”, nën regjinë e Gjorgji Rizeskit. Në hapësirat e ish-Burgut të Prishtinës, publiku pati mundësinë të përjetoj dhe të bëhej pjesë e një performance interaktive, ku disa biografi, kujtime dhe rrëfime të ish-të burgosurve politikë u shpalosën dhe morrën formë përmes teatrit tëashtuquajtur imersiv, instalacioneve dhe skenografive me karakter të veçantë.
Falënderojmë për bashkëpunimin Vanesa Trimçevskën dhe Gjorgji Rizeskin nga Theatre Vortex – Shkup; Martin Çunin dhe Emin Sallahun për angazhimin në performancë;
Aktorët: Ardit Hyseni, Etnike Bogaj, Blerina Veseli, Liri Bytyçi, Blerta Cakaj, Fikrete Miftari, kompozitorin Almir Bajramsky; si dhe Yllka Hashanin, Fjolla Manin, Avenir Hyseni dhe Arba Bunjakun për punën e palodhshme vizuale.

Ky projekt është mbështetur nga WBYCF (Western Balkan Youth Cultural Fund ),Regional Youth Cooperation Office – RYCO dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
photocredits: Kushtrim Haxha
