UPCOMING, 1ST EDITION
Festivali I Filmbërësve të Rinj të Kosovës KYFF
Festivali i Filmbërësve të Rinj të Kosovës (KYFF) është një platformë e re dhe e veçantë për të gjithë të rinjtë e pasionuar pas filmit, animacionit dhe krijimit të videove. Ky festival ka për qëllim të sjellë në pah talentin dhe kreativitetin e artistëve të rinj përmes filmave të shkurtër në formate të ndryshme, si:
- Filma narrativë
- Animacione stop-motion
- Animacione tradicionale dhe dixhitale
- Video performanca
- Filma eksperimentalë
- Video promovuese
- Dokumentarë
Pse KYFF?
Në Kosovë mungon një festival i dedikuar që ofron hapësirë për të rinjtë që duan të eksperimentojnë dhe të shprehin kreativitetin e tyre në fushën e filmit dhe animacionit. Prandaj, KYFF synon të:
- Krijojë një hapësirë për të gjithë të rinjtë që nuk kanë pasur mundësi të eksplorojnë artin e filmbërjes.
- Ofrojë mundësi për fitimin e njohurive bazë mbi filmin, të cilat mund të ndihmojnë në formimin e karrierës së ardhshme.
- Frymëzojë të rinjtë të angazhohen në botën e kinemasë, edhe nëse nuk kanë trajnim profesional në këtë fushë.
- Promovojë konkurrencën e shëndetshme dhe bashkëpunimin mes artistëve të rinj.
Objektivat e Festivalit
KYFF synon të:
- Edukojë të rinjtë mbi procesin e krijimit të filmit që nga shkolla e mesme deri në universitet.
- Ofron trajnime mbi animacionin stop-motion.
- Ndihmojë të rinjtë të zhvillojnë aftësi në prodhimin e filmave eksperimentalë dhe projekteve video.
- Nxisë interesin për kinemanë dhe ta promovojë si një rrugë të mundshme për karrierë.
- Ofron një hapësirë ku pjesëmarrësit mund të mësojnë, konkurrojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre artistike.
- Mundësojë lidhje mes pjesëmarrësve dhe profesionistëve të industrisë filmike për bashkëpunime të ardhshme.
Kategoritë Garuese
Për të nxitur bashkëpunimin dhe kreativitetin, KYFF ka krijuar katër kategori të ndara sipas grupmoshave:
- Kategoria A (15–18 vjeç): Animacione stop-motion
- Kategoria B (15–18 vjeç): Filma narrativë dhe video promovuese
- Kategoria C (19–21 vjeç): Filma narrativë, video eksperimentale dhe video promovuese
- Kategoria D (22–25 vjeç): Filma narrativë, video performanca dhe video promovuese
Kush mund të marrë pjesë?
KYFF është i hapur për:
- Nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta
- Studentë universitarë në Kosovë dhe rajon
- Klube të filmit, artit dhe fotografisë
- Të gjithë të rinjtë e apasionuar pas filmbërjes dhe animacionit
Formatet e Pranuara të Filmit
Pjesëmarrësit mund të dorëzojnë filma të krijuar me:
- Telefona mobilë
- Kamera HDV
- DVD
- Full HD
- Teknologji të tjera më pak të avancuara
Zhanret e Pranuara
Festivali mirëpret një gamë të gjerë zhanresh, përfshirë:
- Filma dokumentarë
- Filma të shkurtër narrativë
- Filma eksperimentalë
- Filma të animuar (të vizatuar me dorë ose dixhitalë)
- Filma njëminutësh nga çdo zhanër (muzikal, krim, dramë, etj.)
- Spote promovuese (deri në 60 sekonda)
Rregullat e Pjesëmarrjes
- Të gjithë pjesëmarrësit duhet të plotësojnë formularin zyrtar të aplikimit.
- Filmat duhet të kenë tituj hyrës dhe përmbyllës, duke përfshirë kreditet për autorët dhe bashkëpunëtorët.
- Çdo pjesëmarrës ose ekip mund të dorëzojë vetëm një film.
- Vetëm aplikimet e plota do të pranohen për shqyrtim.
Juria dhe Vlerësimi
- Filmat do të vlerësohen nga një juri profesionale e përbërë nga ekspertë të industrisë filmike.
- Filmave me probleme teknike nuk do t’u jepet mundësia e konkurrimit.
Çmimet dhe Mirënjohjet
- Fituesit do të shpërblehen me Çmimin e Festivalit, një trofe simbolike.
- Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata mirënjohjeje.
Data dhe Kohëzgjatja e Festivalit
KYFF do të mbahet çdo vit për tri ditë: 21, 22 dhe 23 prill, duke filluar nga viti 2025.
Aktivitete Shtesë gjatë Festivalit
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në punëtori dhe trajnime mbi:
- Animacionin stop-motion
- Skenarizimin dhe rrëfimin vizual
- Organizimin dhe prodhimin e filmit
- Xhirimin dhe montazhin
- Zhvillimin e projekteve filmike
SUBMISSION: Until 5 April.
Filmfreeway.com/FILMFESTIVALKYFF
Email: filmfestivalkyff@gmail.com
Aplikacioni_Shqip
KYFF facebook
KYFF INSTAGRAM
Kosova Young Filmmakers Festival KYFF
The Kosova Young Filmmakers Festival is a unique platform designed for young filmmakers and cinema enthusiasts.
It celebrates creativity and innovation through short films across a variety of formats, including:
- Narrative films
- Stop-motion animations
- Animations
- Video performances
- Experimental videos
- Promotional videos
- Documentaries
Why organize this festival?
Kosovo lacks a dedicated festival that provides young individuals with a space to explore and express their creative talents in filmmaking, animation, and video projects.
KYFF aims to bridge this gap by offering:
- A creative outlet for youth who haven’t yet chosen their career path, as well as film enthusiasts seeking to showcase their work.
- A chance for participants to gain foundational knowledge in filmmaking, which may inspire them to pursue professional careers in the field.
- Opportunities for film enthusiasts to explore their passion and share their creativity, even without formal training in the industry.
What are our goals?
KYFF strives to:
- Educate young people about filmmaking from early secondary school to high school.
- Provide training in stop-motion animation.
- Develop skills in video projects and experimental filmmaking.
- Foster a sense of healthy competition, motivating participants to create outstanding film projects.
- Increase interest in cinema among youth and encourage greater cinema attendance.
- Promote film and animation as both a form of education and a potential career path.
- Offer participants a platform to compete, learn, and grow in filmmaking, animation, and video art.
- Enable participants to connect with local production companies for potential professional collaborations.
Festival Categories
KYFF is structured to encourage collaboration and creativity among young talents who are passionate about film, animation, and video art.
The festival includes four (4) competitive categories, segmented by age:
- Category A (ages 15–18): Stop-motion animation films
- Category B (ages 15–18): Narrative films and promotional videos
- Category C (ages 19–21): Narrative films, experimental videos, and promotional videos
- Category D (ages 22–25): Narrative films, video performances, and promotional videos
Who can participate?
KYFF is open to:
- Lower and upper secondary school students
- University students in Kosovo and the region (not specializing in film or animation)
- Film, art, and photography clubs
- Independent enthusiasts
- Young Filmmakers
Film Format
Accepted formats include films created using mobile phones, HDV, DVD, Full HD, or less advanced technologies.
Film Genres
KYFF welcomes submissions across various genres, including:
- Documentary films
- Short narrative films
- Experimental films
- Animated films (hand-drawn animations)
- One-minute films from any genre (musical, crime, melodrama, etc.)
- Promotional spots (up to 60 seconds)
Participation Guidelines
- Participants must complete the official application form.
- Films must meet technical standards and include opening and closing credits listing authors and collaborators.
- Each participant or group may submit only one film.
- Only fully completed applications will be considered.
Jury and Evaluation
- A professional jury will evaluate all submitted films.
- Films with technical defects will not be considered.
- Awards will be based on the jury’s scoring, and the highest-rated films will be screened during the festival week.
Awards and Recognition
- The festival will present the Festival Award – a symbolic statue.
- Certificates of recognition will also be distributed to participants.
Festival Duration
The festival will be held annually over three (3) days: April 21, 22, and 23, starting in 2025.
Accompanying Activities
During the festival, attendees can participate in workshops and training sessions, including:
- Stop-motion animation
- Screenwriting
- Film organization and production
- Filming and editing
- Project preparation
These activities are designed to enrich participants’ skills and knowledge in filmmaking and animation.
SUBMISSION: Until 5 April.
Filmfreeway.com/FILMFESTIVALKYFF
Email: filmfestivalkyff@gmail.com