Shoqata Kulturore “Molla e Kuqe” është themeluar me misionin për të promovuar artin dhe kulturën, me synimin që të nxisë vetëdije kulturore, mbi ruajtjen e trashëgimisë kolektive dhe të krijojë hapësira për shprehje të reja artistike në Kosovë. Aktivitetet tona përfshijnë produksione teatrore, dokumentarë, videoinstalacione, ekspozita dhe projekte me karakter kërkimor dhe edukativ përmes animacionit dhe formave tjera shprehëse vizuale.
Me mbështetjen e institucioneve lokale dhe ndërkombëtare, shoqata ka realizuar një sëri aktivitetesh që reflektojnë përkushtimin tonë ndaj artit dhe kulturës. “Molla e Kuqe” vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit kulturor, duke ofruar projekte që evokojnë çështje komunitetesh dhe të shoqërisë në përgjithësi.
“Molla e Kuqe” është një platformë që frymëzon gjeneratat e reja në kultivimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vend, duke ndërthur traditën me artin bashkëkohor, duke nxitur dialogun kulturor dhe kreacionit artistik në komunitet.